Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person, në operacion me urgjencë

I lënduari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Featured image of article: Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person, në operacion me urgjencë

VLORË– Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Si pasojë e sherrit një i ri ka mbetur i plagosur.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit. I lënduari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij apo edhe me arsyen që çoi në përplasjen me thika.

vijon…

(k.m./dosja.al)

Shto Koment