Aktualitet

Vettingu/ KPK rikonfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën

KPK ka konfirmuar në detyrë Drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën. Prokurori ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit.
Featured image of article: Vettingu/ KPK rikonfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën Artan Shtrungza

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo) pas raportit të DSIK dhe ILDKPKI, por edhe hetimi që bënë vetë vendosën që ta konfirmojnë në detyrë.

Prokurori Artan Shtrungza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga tre shtyllat e hetimit.

Shtrungza kaloi filtrin e pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit duke u cilësuar si i denjë për të vijuar me detyrën në organin e akuzës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment