Aktualitet

Vdes një 86-vjeçar nga Shkodra tek Infektivi, Ministria: Prej 12 ditësh në terapi intensive, nuk e fitoi dot betejën

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se i moshuari ishte nga Shkodra.
Featured image of article: Vdes një 86-vjeçar nga Shkodra tek Infektivi, Ministria: Prej 12 ditësh në terapi intensive, nuk e fitoi dot betejën Foto ilustruese

TIRANË– Një 86-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, ku edhe sihte i shtruar pasi ishte i prekur nga koronavieusit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se i moshuari ishte nga Shkodra.

Sipas MSH, 86-vjeçari po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, duke shënuar edhe viktimën e 66 në vend. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë është rënduar bilanci i COVID-19, pasi gjatë orëve e fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe janë konfirmuar 45 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 9 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë. Sakaq është ulur numri i pacientëve të marrin mjekim në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 71 persona që po marrin mjekim në këtë spital. Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë.

(k.m/dosja/al)

Shto Koment