Politike

Valbona Sako dha dorëheqjen, nënkryetari Zhulien Varkaj merr drejtimin e Bashkisë së Durrësit

  • PROFIL/ Kush është Zhulien Varfaj, i besuari i VANGJUSH DAKOS që do marrë Durrësin
  • Pas dorëheqjes së Valbona Sakos, në mbledhjen e Këshilit Bashkiak të qytetit është vendosur që në postin e kryebashkiakut të vendoset Zhulien Varkaj.
    Featured image of article: Valbona Sako dha dorëheqjen, nënkryetari Zhulien Varkaj merr drejtimin e Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varkaj dhe Valbona Sako

    DURRËS- Disa orë pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos, në qytetin bregdetar është vendosur emri i pasardhësit të saj.

    Në mbledhjen e Këshilit Bashkiak të qytetit është vendosur që në postin e kryebashkiakut të vendoset Zhulien Varkaj.

    Varfaj ka qënë një nga personat e bësuar të paraardhësit të Sakos, Vangjush Dakos duke mbajtur edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë. Varfajt i ka kaluar automatikisht detyra pas dorëheqjes së Sakos sipas pikës 5 të nenit 61.

    Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.”

    Ditën e sotme, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që lëshoi lidhur me pasojat e tërmetit. Ajo u shpreh se kishte marrë shumë komente negative dhe nuk e përballonte dot stresin. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment