Politike

Basha zbuloi ‘pazarin’, Rama: Kryeministër s’të bëj unë por populli. Lul merre me qetësi, lëri sharjet e kërcënimet

Rama shkruan se bërjen e një politikani kryeministër e ka në dorë populli e jo ai. 
Featured image of article: Basha zbuloi ‘pazarin’, Rama: Kryeministër s’të bëj unë por populli. Lul merre me qetësi, lëri sharjet e kërcënimet Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili zbuloi përpjekjet e kreut të qeverisë për një marrëveshje të fshehtë me kreun e opozitës. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se bërjen e një politikani kryeministër e ka në dorë populli e jo ai. 

Më tej kreu i qeverisë ka komentuar dhe deklaratën e Bashës, i cili tha se listat e hapura do mbushin Kuvendit me kriminelë. Rama shton më tej se “sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!“.

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja 😂Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë! Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama në mediat sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama për tre muaj rresht mars-prill-maj i kishte dërguar ndërmjetës për një marrëveshje që ai e quan pazar të pistë. Basha tha se Rama i kishte thënë se pakti do të ishte “ti Kryeministër e unë President”.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment