Politike

Ulsi Manja komenton dënimin e Tahirit: I takon drejtësisë, ka të drejtë t’a apelojë

Manja tha se kjo çështje i takon drejtësisë dhe se Tahiri ka të drejtën e tij për të apeluar dënimin. 
Featured image of article: Ulsi Manja komenton dënimin e Tahirit: I takon drejtësisë, ka të drejtë t’a apelojë Ulsi Manja, kryetar i Komisionit te Ligjeve

GJIROKASTËR- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Manja tha se kjo çështje i takon drejtësisë dhe se Tahiri ka të drejtën e tij për të apeluar dënimin. 

“Çështja Tahiri ngelet e drejtësisë si çdo qytetar tjetër ka të drejtë të apelojë vendimin në të gjithë shkallët e drejtësisë” u shpreh Manja nga Dropulli në një prononcim për median.

Dje u  mbyll “Gjyqi i vitit” në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku Saimir Tahiri, u dënua me 3.4 vite shërbim prove për akuznë e shpërdorimit të detyrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak dhe se do ta apelojë. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment