Aktualitet

U vra me armë zjarri dhe u la në mes të rrugës, POLICIA SQARON ngjarjen, zbulohet emri i viktimës 71-vjeçare

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i moshuari banues në fshatin Hametaq është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Featured image of article: U vra me armë zjarri dhe u la në mes të rrugës, POLICIA SQARON ngjarjen, zbulohet emri i viktimës 71-vjeçare Foto ilustruese

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë të dhënat zyrtare për vrasjen e 71-vjeçarit të identifikuar si Abudlla Budlla, pasditen e sotme.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i moshuari banues në fshatin Hametaq është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Për kapjen e autorëve Policia ka ngritur disa pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment