Politike

U shkarkua pas sherrit me kreun e PS Durrës, flet Armand Tragaj: Vendim politik, do kontribuoj prapë për vendin

Tragaj pas mbledhjes së këshillit bashkiak ka deklaruar se ky ishte një vendim politik dhe se pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë kontribuojë për vendin, por jo si pjesë e politikës. 
Featured image of article: U shkarkua pas sherrit me kreun e PS Durrës, flet Armand Tragaj: Vendim politik, do kontribuoj prapë për vendin Armand Tragaj

DURRËS– Pasi u shkarkua ditën e djeshme pas sherrit me kreun e PS  në bashkinë e Durrësit, Luan Zaza, ka reaguar vetë sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës, Armand Tragaj.

Tragaj pas mbledhjes së këshillit bashkiak ka deklaruar se ky ishte një vendim politik dhe se pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë kontribuojë për vendin, por jo si pjesë e politikës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky vendimi ishte me ndikim politik, jo nga Këshilli. Do të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim, jo si pjesë e politikës. Më vjen keq që nuk do të jem më pjesë e bashkisë”, u shpreh Tragaj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment