Aktualitet

U plagos gjatë një konflikti pronësie, ndërron jetë kryetari i njësisë Administrative Kotë (EMRI)

Featured image of article: U plagos gjatë një konflikti pronësie, ndërron jetë kryetari i njësisë Administrative Kotë (EMRI)

Pas plumbit të marrë në kraharor gjatë ndërhyrjes për të ndarë një konflikt pronësie në fshatin Mavrovë, ka ndërruar jetë kryetari i njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

Burime i thanë Dosja.al se Gjoka ka ndërruar jetë në sallën e operacioni, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Gjoka u plagos rëndë gjatë një konflikti pronësie të disa banorëve në fshatin Mavrovë. I ndjeri Gjoka ka ndyrhyrë për të ndarë banorët, por ka marrë një plumb në kraharor, i cili ka sjellë edhe humbjen e jetës së tij.

Kujtojmë se para një viti ka humbur jetë edhe paraardhësi i tij Fatmir Hodo.

Shto Koment