Aktualitet

Tentoi të trafikonte drogë mes perimeve në Itali, kush është i shumëkërkuari që u kap dje në Kapshticë

Shqiptari është identikuar si Markelian D., ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lëshuar një urdhër-arresti. 
Featured image of article: Tentoi të trafikonte drogë mes perimeve në Itali, kush është i shumëkërkuari që u kap dje në Kapshticë Pamje nga arrestimi

KAPSHTICË– Policia greke ka publikuar emrin e shqiptarit të shumëkërkuar të kapur dje në pikën kufitare të Kapshticës.

Shqiptari është identikuar si Markelian D., ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lëshuar një urdhër-arresti. 

28-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor në tentativën e trafikimit nga Durrësi në Itali e më pas Holandë të 705 kg marijuanë. Droga u kap në 6 qershor 2017 në Portin e Durrësit në një kamion me kastraveca të ngarkuar në Lushnjë.

Gjatë operacionit u arrestua shoferi Kiril Filev, 32 vjec nga Maqedonia e Veriut dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas.

Ndërkohë organet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment