Aktualitet

Situata pas tërmetit, Olsian Çela mbledh prokurorët e Tiranës, kërkon emrat e të gjithë përgjegjësve

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ofroi vartësve mbështetje për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, duke i inkurajuar prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë.
Featured image of article: Situata pas tërmetit, Olsian Çela mbledh prokurorët e Tiranës, kërkon emrat e të gjithë përgjegjësve Olsian Çela

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me vartësit e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas një njoftimi nga zyra e medias së Prokurorisë bëhet me dije se gjatë takimit me vartësit u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, organizimin e punës, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve dhe zbatimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.

Gjithashtu Çela i ofroi vartësve mbështetje për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, duke i inkurajuar prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokurori i Përgjithshëm  Z. Olsian Çela  takim  në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prokurori i  Përgjithshëm Z. Olsian Çela  realizoi sot  një takim në ambientet e Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni. Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan  çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fokus  të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm  Z. Olsian Çela  i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie  për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.

Më 5 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera Fatjona Memçaj dhe paraardhësja e tij Arta Marku morën së bashku 19 vota në favor. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment