Aktualitet

U ekzekutua në sy të gruas, arrestohet autori i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier

Kapet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Ahmet Toska.
Featured image of article: U ekzekutua në sy të gruas, arrestohet autori i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier Ahmet Toska
Përditësuar:

FIER– Është arrestuar autori i vrasjes së 50-vjeçarit, Ahmet Toska. Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Fatmir Hoxha, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Toskës mëngjesin e 26 tetorit në Fier. Arrestimi është bërë me urdhër të prokurorisë pas analizimit të provave.

I dyshuari do të gjykohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier  është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: F. H., 52 vjeç, banues në Fier. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën, ndërkohë që Policia blindoi qytetin duke u vënë në ndjekje të autorit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment