Aktualitet

Laç/ Treni i linjës Tiranë-Shkodër përplas drejtuesin e motoçikletës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Laç/ Treni i linjës Tiranë-Shkodër përplas drejtuesin e motoçikletës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

LAÇ- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite tek Rruga e Patokut, në Laç.

Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës u përplas tek rruga e Patokut. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, trarët që pengojnë kalimin e mjeteve në hekurudhë kanë qenë të ulura, por kjo është neglizhuar nga drejtuesi i motoçikletës, i cili ka nxituar për të kaluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment