Aktualitet

Pandemia ende aktive në Shqipëri! Tre raste të reja me koronavirus në Krujë, dhjetra të testuar

Megjithatë ende nuk dihet nëse të infektuarit e rinj kanë lidhje me rastet e ardhura nga fasoneritë e zonës, që e kthyen Krujën në një nga zonat më të prekura.
Featured image of article: Pandemia ende aktive në Shqipëri! Tre raste të reja me koronavirus në Krujë, dhjetra të testuar Foto ilustruese

KRUJË– Koronavirusi, edhe pse me më pak raste, është sërish aktiv në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga dhjetra testimet e bëra gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 3 persona.

Megjithatë ende nuk dihet nëse të infektuarit e rinj kanë lidhje me rastet e ardhura nga fasoneritë e zonës, që e kthyen Krujën në një nga zonat më të prekura.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar gjithsej 981 persona të infektuar nga pandemia, 31 prej tyre kanë ndërruar jetë. Megjithatë prej më shumë se 3 javësh në vend nuk janë shënuar viktima nga pacientët e shtruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa numri i të shëruarve nga numri total i të infektuarve ka kapur shifrën 79%.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment