Aktualitet

‘Toyota Auris’, Krimet e Rënda lënë në burg katër të pandehur (Emrat)

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshon masën e sigurisë për katër të pandehur, lidhur me çështjen e ‘Toyota Auris’.
Featured image of article: ‘Toyota Auris’, Krimet e Rënda lënë në burg katër të pandehur (Emrat) Foto ilustruese

TIRANË– Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka vendosur të rikthejë në burg, katër personat e ndaluar për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.

U dha arrest me burg për: Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Klevi dhe Edi Lika.

Pavarësisht se gjykata e Krimeve të Rënda i liroi ata me masën e ‘arrestit shtëpiak’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, Apeli i kësaj gjykate që ka kërkuar sot ndryshimin e masës duke caktuar ‘arrest me burg’.Ky vendim i trupit gjykues është marrë më datë 27 nëntor, dhe është ekzekutuar më pas nga policia.

Në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurove. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje, duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment