Rajoni

Thaçi merret në pyetje sot në Hagë, Ramush Haradinaj “i jep zemër”: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qënë e pastër  dhe këtë e dëshmon sipas tij edhe gatishmëria për t'u përgjigjur ndaj thirrjeve të drejtësisë ndërkombëtare.
Featured image of article: Thaçi merret në pyetje sot në Hagë, Ramush Haradinaj “i jep zemër”: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar një mesazh inkurajimi presidentit Hashim Thaçi, i cili do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale pasi akuzohet se ka kryer krime lufte.

Me anë të një postimi në Facabook, Haradinaj shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qënë e pastër  dhe këtë e dëshmon sipas tij edhe gatishmëria për t’u përgjigjur ndaj thirrjeve të drejtësisë ndërkombëtare.

“Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato. E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi. Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet,”-shkruan Haradinaj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar sot në Hagë me ftesë të Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment