Aktualitet

Lëkundet vendi/ Tërmet në Tiranë dhe Durrës, ja ku ishte epiqendra kësaj here (TË DHËNAT)

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 32 km larg Tiranës. Megjithatë lëkundjet janë ndjerë nga qytetarët. 
Featured image of article: Lëkundet vendi/ Tërmet në Tiranë dhe Durrës, ja ku ishte epiqendra kësaj here (TË DHËNAT) Pamje nga tërmeti

TIRANË– Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mbrëmjen e sotme. 

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 32 km larg Tiranës. Megjithatë lëkundjet janë ndjerë nga qytetarët. 

“Epiqendra e tërmetit pak më parë, në Derven, Fushë Krujë. Magnituda 3.4 e shkallës Rihter, thellësia 34 km,“-ka njoftuar zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Të dhënat për tërmetin

 

Prej disa muajsh Shqipëria është ‘kursyer’ nga lëkundjet pas tërmetit të 26 nëntorit, ku ndërruan jetë 51 persona dhe u lënduan mijëra të tjerë. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment