Aktualitet

Rikthehen frika në Shqipëri, tërmet 3.2 Rihter shkund Dibrën (DETAJE)

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë nga banorët e zonës, duke marrë parasysh që thellësia e epiqendrës ka qënë vetëm 10 kilometra.
Featured image of article: Rikthehen frika në Shqipëri, tërmet 3.2 Rihter shkund Dibrën (DETAJE) Foto ilustruese

PESHKOPI– Sërish lëkundje të tjera në vend. Kësaj herë lëkundjet kanë ndodhur në Peshkopi. Sipas EMSC, lëkundjet kanë pasur magnitudë 3.2 të shkallës Rihter. Ndërsa intensiteti i lëkundjeve ka qënë 5 ballë, duke u konsideruar si fuqishëm. 

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë nga banorët e zonës, duke marrë parasysh që thellësia e epiqendrës ka qënë vetëm 10 kilometra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Edhe disa ditë më parë në Tiranë u ndjenë lëkundje tërmeti, por ishte sërish profesoresha Luljeta Bozo, ajo që qetësoi qytetarët duke u shprehur se lëkundje të tilla ishin normale duke marrë parasysh tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor dhe shkaktoi 51 viktima.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment