Aktualitet

Tentuan të fusin drogë me dron në burgun e ShënKollit, Gjykata jep masat për tre të arrestuarit (VD)

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Mentadent Veincën dhe Xhefri Lumajn pasi tentuan që të fusnin drogë me dron në burg. Ndërsa për Xhulio Kolën u vendos “arrest shtëpie.”

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre personat që tentuan të fusin drogë me dron në burgun e ShënKollit. 

Ndaj Mentadent Veincës dhe Xhefri Lumajt, trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg”, ndërsa për Xhulio Kolën u vendos “arrest shtëpie.”

Tre ditë më parë ata tentuan të fusnin me dron drogë në burg duke u pikasur menjëherë nga policia dhe u arrestuan. Në dronin që duhet të futej brenda burgut kishte 7 pako lëndë narkotike dhe 3 telefona celularë.

(k./m/dosja.al)

Shto Koment