Aktualitet

Tentoi të godasë efektivin e policisë, vihet në pranga i riu durrsak, u kap duke vjedhur

I riu akuzohet se tentoi të vjedhë një banesë në Durrës, por është pikasur nga qytetarët.
Featured image of article: Tentoi të godasë efektivin e policisë, vihet në pranga i riu durrsak, u kap duke vjedhur Foto ilustruese

DURRËS- Një 29-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, gjatë kapjes në flagrancë. I riu akuzohet se tentoi të vjedhë një banesë në Durrës, por është pikasur nga qytetarët.

Njoftimi i policisë: 

Durrës

Policia e Durrësit falë bashkëpunimit me qytetarët parandalon rastin e vjedhjes së një banese duke vënë në pranga autorin.

Gjatë kapjes në flagrancë autori ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është neutralizuar nga efektivet e Policisë.

Arrestohet 29 vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes së banesës së shtetasit Sh.Gj në lagjen Nr.2 në Durrës.

Falë informacionit të marrë nga qytetarët dhe reagimit të shpejtë të punonjësve të rendit është mundësuar kapja në flagrancë e autorit dhe neutralizimi i tij, ku gjatë ndalimit ka tentuar të godasë me mjet prerës njërin prej punonjësve të policisë

Ndërhyrja me profesionalizëm ka bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasi O.T., 29 vjeç, banues në Durrës
Gjithashtu, është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 27.09.2019, në lagjen Nr.15 ka vjedhur banesën e shtetasit A.L.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë .

Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë dhe janë më interes të uniformave blu, në vijim të rritjes së sigurisë së tyre të denoncojnë në numrin112 dhe Komisariatin Dixhita duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment