Politike

Tensionet në Astir/ PD padit 6 funksionarë të lartë, mes tyre dhe ministrin Lleshaj, kërkon pezullim nga puna

Për dhunën në Astir PD ka paditur në Prokurorinë e Tiranës 6 funksionarë të lartë, mes tyre Sandër Lleshajn dhe Ardi Veliu. PD kërkon pezullimin e tyre nga puna.
Featured image of article: Tensionet në Astir/ PD padit 6 funksionarë të lartë, mes tyre dhe ministrin Lleshaj, kërkon pezullim nga puna Klevis Balliu dhe policia në Astir

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetut Klevis Balliu,  ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal zyrtarëve të lartë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Astirit teksa u prishën 33 ndërtesa në sajë të projektit të “Unazë së Re”, pak ditë më parë.

Të paditur për ‘shpërdorim detyre’ nga PD-ja janë ministri i brendshëm Sandër Lleshi, Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimaj Drejtori i policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanaj kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së si dhe Garnit Korbi, inspektor i IKMT. Në padinë e saj PD kërkon si masë për 6 të paditur pezullimin e tyre nga detyra pasi sipas saj kanë shpërdoruar detyrën.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al

Shto Koment