Aktualitet

Tensione në Orikum! IMKT aksion për prishjen e banesave, përplasje me banorët: Ikni o robqi*a, i kemi me lekë balli jo droge!

Banorët kanë nisur që të përplasen me mjetet ndërtuese duke e qëlluar me gurë deri në ndërhyrjen e Policisë.

VLORË– Tensione në Vlorë! Banorët e Radhimës, Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë kundër aksionit për shembjen e objekteve përgjatë bregdetit. Ata kanë tentuar të pengojnë ndërhyrjen e mjeteve që do bëjnë edhe shembjen e banesave.

Gjithë protesta ka vijuar për thuajse një orë në mënyrë paqësore, gjë e cila ka marrë fund sapo mjetet e IKMT-së kanë mbërritur në zonë.  Banorët kanë nisur që të përplasen me mjetet ndërtuese duke e qëlluar me gurë deri në ndërhyrjen e Policisë.

“Largohu se do të të djegim fadromën. Fadromat mos të rikthehem më. O robqi*a do t’ju vrasim? Ikni që këtu. Për ça vini këtu?! I kemi me lek të ballin jo me drogë e hashash,”-dëgjoheshin teksa thoshin banorët.

Një nga banorët shprehet se: Shumica është në proces legalizimi. Të shprojësojnë edhe ato që kanë 30 vjet edhe ata që nuk kanë lidhje fare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas banorëve, disa prej shtëpive të tyre janë shembur dhe asnjë prej përfaqësuesve të Bashkisë nuk i ka takuar për t’i prezantuar planin apo edhe për të folur për dëmshpërblimet. 

Rruga për të cilën protestojnë banorët është vazhdimi i projektit të Lungomares deri në Radhimë, por kërkon prishjen e disa objekteve përgjatë bregdetit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment