Aktualitet

Atentat me armë zjarri biznesmenit nga Lezhë! Plagoset me plumb në gjoks, por shkon vetë në spital! Autorët djegin makinën, brenda ‘harrojnë’ pistoletën

Atentat me armë zjarri ndaj biznesmenit 42 vjeçar Aleksandër Deda, pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç. I riu nuk njihet si personazh problematik. Dyshohet se dy persona kanë qëlluar me armë ndaj tij, ndërsa Deda ka mbetur i plagosur me një plumb në gjoks. Ai ka shkuar vetë në spital, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij. Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve.
Featured image of article: Atentat me armë zjarri biznesmenit nga Lezhë! Plagoset me plumb në gjoks, por shkon vetë në spital! Autorët djegin makinën, brenda ‘harrojnë’ pistoletën Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Dështon atentati ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, ku një makinë tip “Audi”, i është afruar asaj të biznmenit dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tij. Teksa sulmohej me plumba, 42-vjeçari ka manovruar mjetin, por nuk ka shpëtuar pa marrë një plumb në gjoks. Edhe pse i plagosur, i riu ka vazhduar t’i japë mjetit duke shkuar vetë në spitalin rajonal. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe nëse 42-vjeçari është në rrezik për jetën. Ndërkohë autorët e plagosjes së tij, të cilët paraprakisht dyshohet se janë 2 persona, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kanë djegur mjetin rreth 5 kilometër larg nga vendi ku është bërë atentati ndaj Dedës. Para se ta digjnin ata kanë marrë targat por mesa duket nga shpejtësia kanë harruar një armë, e cila mund të sjellë edhe zbulimin e identitetit të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani Policia nuk ka asnjë pistë për shkaqet që kanë sjellë atentatin ndaj të riut nga Lezha. Deda në zonë njihej si biznesmen me nofkën “Leksi i Druve” por jo si njeri problematik. Megjithatë Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe për kapjen e autorëve. Nga Policia është raportuar se në zonë janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

(k.m/dosja.al)

  • 19:10

    DINAMIKA: E ndoqën dhe e qëlluan në lëvizje, manovra që bëri mund t’i shpëtojë jetën 42-vjeçarit nga Lezha

    Dy kanë personat që kanë tentuar të vrasin biznesmenin Aleksandër Deda në Lezhë. Mësohet se dy autorët e kishin ndjekur me kujdes duke i kontrolluar të gjitha lëvizjet e biznesmenit 42-vjeçar, duke e qëlluar tek makina tip “Audi”. Në momentin kur ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, 42-vjeçari ka manovruar, lëvizje që ka bërë t’i shpëtojë agresorëve. Autorët pasi dështuan që ta ekzekutonin, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kanë djegur makinën në fshatin Zejmen.

  • 19:05

    Biznesmeni në Lezhë ishte duke ecuar me makinë! Edhe pse u qëllua me plumb në gjoks, ka shkuar vetë në spital i plagosur

    Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në kompleksin “Vëllezërit Bezhi”, restorant pranë vendit ku u plagos 42-vjeçari, Aleksandër Deda. Mësohet se biznesmeni Aleksandër Deda ka shkuar vetë në spital pasi është plagosur teksa ka qenë duke ecur me makinë.

  • 18:35

    ME FOTO: Njihej si “Leksi i druve”! Kush është 42-vjeçari që i bënë atentat në Lezhë, në zonë nuk njihej si “problematik”

    Aleksandër Deda është 42-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se i plagosuri njihej si biznesmen në Lezhë dhe jo si personazh problematik, pasi nuk kishte pasur probleme me Policinë.

    Aleksander Deda

    42-vjeçari njihej nga banorët e zonës me nofkën ‘Leksi i Druve’, megjithatë nuk dihen arsyet se përse ndaj tij është planifikuar atentati.

  • 18:30

    I hoqën targat para se ta digjnin! Plagosja në Lezhë, gabimi që bënë autorët, lanë pas një armë…”kyçi” për të zbardhur identitetet

    Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët është gjetur rreth 5 kilometër nga vendi ku është bërë atentati ndaj Aleksandër Dedës. Ndërsa brenda makinës ndodhej një armë zjarri. Sipas Policisë, para se t’i vihej flaka, mjetit i janë hequr tagrat.

  • 18:27

    ZYRTARE! Policia jep detaje për plagosjen në Lezhë: Kemi ngritur pika kontrolli për të kapur autorët

    Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj biznesmenit Aleksandër Deda. Efektivët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe janë vendosur patrulla në disa pika kryesore.

    Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana  ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, thotë policia.

  • 17:49

    Mori plumb në gjoks, kush është 42-vjeçari nga Lezha që po lufton me jetën tek Trauma…

    Zbulohet identiteti i të plagosurit në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se bëhet fjalë për 42-vjeçarin Aleksandër Deda, banues në Lezhë. Ndërkohë që një makinë e djegur është gjendur në rrugën Lezhë-Milot. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali.

  • 17:48

    DETAJE: U plagos në mes të rrugës, 42-vjeçari mori plumb në gjoks, niset me urgjencë tek Trauma

    Foto ilustruese

    Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 42-vjeçari i identifikuar me inicialet A.D., ka marrë një plumb në gjoks dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

  • 17:45

    ME FOTO: Policia dhe ambulanca në vendngjarje, dalin PAMJET e para nga plagosja në Lezhë, 42-vjeçari mori plumb në mes të rrugës

    Dalin pamjet e para nga vendngjarja ku ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar deri më tani i identifikuar me incialet A.D.

    Siç duket edhe nga pamjet Policia ka rrethuar vendngjarjen, duke nisur edhe punën për zbardhjen e arsyeve të plagosjes dhe kapjen e autorit.

Shto Koment