Politike

Teatri dhe ‘Zgjedhorja’/ Takimi me Yuri Kim dhe telefonata me Tusk, Rama tregon çfarë diskutoi me ndërkombëtarët: Përmbysa me fakte kështjellën e baltës…

  • Basha zbardh takimin me ambasadorët: U kam kërkuar ndihmë, nuk do bëhemi fasadë
  • Kryeministri Edi Rama shkruan se gjatë takimit me Yuri Kim kanë rëndë dakord për finalizimin e Reformës Zgjedhore. Ndërsa për bisedat e zhvilluara me ndërkombëtarët jashtë vendit, kreu i qeverisë u shpreh se ka sqaruar të gjithë 'gurgulenë' e shkaktuar nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar. 
    Featured image of article: Teatri dhe ‘Zgjedhorja’/ Takimi me Yuri Kim dhe telefonata me Tusk, Rama tregon çfarë diskutoi me ndërkombëtarët: Përmbysa me fakte kështjellën e baltës… Rama, Tusk dhe Yuri Kim

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me bisedat dhe takimet e zhvilluara me ndërkombëtart në Tiranë dhe jashtë vendit. Me anë të një statusi në Tëitter, Rama shkruan se gjatë takimit me Yuri Kim kanë rëndë dakord për finalizimin e Reformës Zgjedhore. 

    Ndërsa për bisedat e zhvilluara me ndërkombëtarët jashtë vendit, kreu i qeverisë u shpreh se ka sqaruar të gjithë ‘gurgulenë’ e shkaktuar nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

    Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it. Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës,”-shkruan Rama.

    Ndërkohë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me aleatët dhe ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri. Basha ka ndarë disa detaje me mediat, duke thënë se ka kërkuar ndihmë nga ambasaodrët që Shqipëria të afrohet sa më shumë me BE.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e ish-kreut të Komisionit Europain, Donald Tusk, i cili përmes rrjeteve sociale u shpreh se shembja e Teatrit Komëbtar nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Rama tha se do të fliste sot në telefon me të për ta sqaruar gjithë ngjarjen. 

    Ndërsa po sot, Rama u takua me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, me të cilën sipas njoftimin zyrtar nga Ambasada, theksi u vendos tek reforma zgjedhore, e cila është ‘braktisur’ nga opozita pas prishjes së godinës së Teatrit. 

    (k.m/dosja.al)

    Një Koment në “Teatri dhe ‘Zgjedhorja’/ Takimi me Yuri Kim dhe telefonata me Tusk, Rama tregon çfarë diskutoi me ndërkombëtarët: Përmbysa me fakte kështjellën e baltës…

    1. Për mendimin tim të gjithë mediat dhe portalet duhet të abandonojnë të gjithë njoftimet apo takimet e ambasadës amerikane pasi ajo ka qenë më antishqiptare në historinë e marrëdhënieve dypalëshe

    Shto Koment