Aktualitet

Sulmoi policët me molotov, Gjykata jep arrest me burg për Marash Qerimin

Gjykata e Tiranës lë në burg Marash Qerimin, 40-vjeçarin nga Tropoja, i cili u arrestua pasi në protestën e opozitës më 11 maj.
Featured image of article: Sulmoi policët me molotov, Gjykata jep arrest me burg për Marash Qerimin

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për protestuesin Marash Qerimin, i cili qëlloi me bomba molotov policinë. (Lexo këtu)

40-vjeçari nga Tropoja, u arrestua pasi në protestën e opozitës joparlamentare më 11 maj, u zbulua nga filmimet se ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta.

Qerimi akuzohet për veprat penale: “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “goditja për shkak të detyrës”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 11 maj, opozita zhvilloi një protestë marshim për rreth tre orë në 5 institucionet kryesore të vendit, pasi sipas tyre ato janë të kapura nga krimi. Ajo u pasua nga protesta e 13 majit, e cila ishte reagim i dhunës së ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike Said Dollapi. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment