Aktualitet

Sulmi me gurë në Ksamil, IKMT: Na gjuajti një prej pronarëve, s’kemi faj se kapen me shkelje

Pas sulmit, IKMT ka reagur duke u shprehur se nuk kishin faj se banorët ishin kapur në paligjshmëri.
Featured image of article: Sulmi me gurë në Ksamil, IKMT: Na gjuajti një prej pronarëve, s’kemi faj se kapen me shkelje

TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar lidhur me sulmin me gurë nga banorët ndaj punonjësve në Ksamil. (Lexo këtu)

Në reagimin zyrtar IKMT shkruan se teksa ishte duke prishur objekin pa leje në Ksamil, pronari i një prej mjekëve i është afruar makinës duke thyer dy xhamat e saj.

Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi,”-shkruan në reagimin zyrtar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

IKMT ka zbarkuar ditën e sotme në Ksamil për të prishur një objekt që funksionon si lokal, por që ka hasur me kundërshtinë e ashpër të banorëve, të cilët kanë sulmuar mjetet e institucionit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment