Bota

Sulm me armë në Gjermani, vdesin dy persona, autorët me uniformë ushtarake

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në qytetin lindor të Gjermanisë, Halle. E ndërkohë që autorët janë larguar nga vendngjarja policia po punon për gjetjen e tyre dhe ka bërë thirrje që qytetarët janë të qëndrojnë brenda shtëpive .
Featured image of article: Sulm me armë në Gjermani, vdesin dy persona, autorët me uniformë ushtarake Foto ilustruese

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin lindor gjerman të Halle në Gjermani, ku dy persona kanë mbetur të vdekur.

Mësohet se autorët qëlluan me armë zjarri dhe u larguan me urgjencë nga vendngjarja me një automjet tjetër.

Për sa kohë të dyshuarit ndodhen në liri, Policia këshillon të gjithë banorët e zonës që të qëndrojnë brenda.

Policia e zonës ka konfirmaur përmes  një postimi në rrjetet sociale se të autorët e  dyshaur të këtij krimi janë larguar menjëherë  nga vendi i ngjarjes ndërsa është  mësuar se njëri prej të dyshuarve ishte i veshur me një uniformë ushtarake si dhe kishte shumë armë në duar.

Këtë lajm mbi përshkrimin e  njërit prej të dyshuarve e ka konfirmaur  një dëshmitar okular  para  punonjësve të policisë.

Burimi: dw.com

K.C, A.C/Dosja.al 

Shto Koment