Politike

U dëmtuan nga tërmeti, shemben 18 pallate tek “Lugina” në Shijak, Rama shkon vetë për inspektime, ja kush e shoqëron

VIDEO
Në total në Shijak do të shemben 30 pallate, prej të cilëve 18 prej tyre janë në zonën e Luginës. I pranishëm në zonë ka qënë edhe kryeministri Edi Rama. Ai shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana.
Featured image of article: U dëmtuan nga tërmeti, shemben 18 pallate tek “Lugina” në Shijak, Rama shkon vetë për inspektime, ja kush e shoqëron Shembja e pallatit

SHIJAK– Nis shembja e 18 pallateve në zonën e Luginës në Shijak, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të shkuar. Në total në Shijak do të shemben 30 pallate, prej të cilëve 18 prej tyre janë në zonën e Luginës.

Shembja e banesave është bërë me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar, ndërsa i pranishëm ka qënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka inspektuar nga afër punimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana. Sapo ka parë nga afër shembjen e pallatit të parë, Rama ështa larguar duke lënë në zonë Ahmetajn dhe Arbanën.

Në total në Shijak janë dëmtuar 10600 banesa, 2900 prej të cilave do të rindërtohen nga e para.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment