Aktualitet

Krijoi skemë mashtrimi me vlerë miliona euro, ekstradohet drejt Shqipërisë greku i dënuar nga gjykata e Shkodrës

Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.
Featured image of article: Krijoi skemë mashtrimi me vlerë miliona euro, ekstradohet drejt Shqipërisë greku i dënuar nga gjykata e Shkodrës Foto ilustruese

TIRANË- Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kopenhagen kanë ekstraduar nga Danimarka në Shqipëri një shtetas grek, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për krijim të skemave mashtruese, në vlera që kapin miliona euro.

Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, shtetasi grek me iniciale  D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar me iniciale K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.

Njoftimi i Interpol Tiranës:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Ekstradohet nga Danimarka drejt vendit tonë, një shtetas grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Interpol Tirana falë bashkëpunimit me Interpol Kopenhagen/Danimarkë, ekstradoi nga Danimarka drejt Shqipërisë, shtetasin grek D. Th., 46 vjeç.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi grek D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment