Politike

Situata pas tërmetit/ Basha mbledh ish-deputetët, aleatët dhe Kryesinë: Rama po bën politikë me viktimat e tërmetit

Në fokus të mbledhjes ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit dhe pasojat e rënda që la pas, ku nuk kanë munguar dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. Në fjalën e tij, Basha është treguar i ashpër, teksa ka thënë se Rama po bën politikë në mënyrë çnjerëzore kundrejt njerëzve të prekur nga tërmeti.
Featured image of article: Situata pas tërmetit/ Basha mbledh ish-deputetët, aleatët dhe Kryesinë: Rama po bën politikë me viktimat e tërmetit Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje në selinë blu me anëtarët e Grupit Parlamentar të PD dhe të Kryesisë, aleatët, si dhe kryetarët e degëve Durrës, Krujë, Fushë Krujë, Laç, Lezhë, Kavajë, Vorë, Tiranë në njësitë 4, 6, 8, 12, 14 dhe 15, si dhe ish-kreyetarët demokratë të bashkive Lezhë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë.

Në fokus të mbledhjes ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit dhe pasojat e rënda që la pas, ku nuk kanë munguar dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. Në fjalën e tij, Basha është treguar i ashpër, teksa ka thënë se Rama po bën politikë në mënyrë çnjerëzore kundrejt njerëzve të prekur nga tërmeti.

“Ka më shumë se 10 ditë që ky po bën vetëm politikë dhe po e bën në mënyrën më të papranueshme, cnjerezore kundrejt njerëzve dhe viktimave”, është shprehur Basha në mbledhje.

Më tej, kreu i opozitës së bashkuar iu ka kërkuar të gjithë anëtarëve të opozitës të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë, për t’i ndihmuar ata me gjithçka munden, si dhe të ngrenë zërin kundër padrejtësive, dështimit, paaftësisë, arrogancës etj.

“Tani kemi hyrë në javën e tretë. Në vend qe te shkojne me mire, gjerat po shkojne keq e me keq me njerezit dhe familjet e goditura. Tani eshte detyra jone qe bashke me solidaritetin me njerezit ne nevoje dhe ndihmes aty ku mundemi me gjithcka qe mundemi, te denoncojme dhe ngreme zerin kunder padrejtesive, deshtimit, paaftesise, arrogancës, përçmimit, përqeshjes dhe abuzimin, me korrupsionin në kurriz të dhimbjes së familjeve dhe fëmijëve shqiptarë. Është shumë e rëndësishme të jemi prane njerezve. Prania jonë është shumë e rëndësishme, vlerësohet shumë nga qytetarët. Duhet të jemi prane tyre edhe sepse gjendja do të vijë duke u përkeqësuar. Por ne duhet të ndihmojmë njerëzit me gjithcka që kemi mundësi”, ka thënë Basha më tej.

Dje ishte vetë kryedemokrati Basha, njoftoi se do të anuloheshin të gjitha festimet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike. Të gjitha fondet e përcaktuara për aktivitetet do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment