Aktualitet

Situata me COVID-19, dy punonjës të prekur në burgun e Beratit, testohet e gjithë administrata

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve pozitive, mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e kontakteve të tyre brenda burgut të Beratit për të shmangur një infektim në masë.
Featured image of article: Situata me COVID-19, dy punonjës të prekur në burgun e Beratit, testohet e gjithë administrata Foto ilustruese

BERAT – Dy punonjës të burgjut të Beratit janë infektuar nga pandemia e koronavirusit. Mësohet se dy punonjësit nuk kanë pasur kontakte me të burgosurit pasi janë pjesë e  Zyrës së Informacionit. 

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve pozitive, mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e kontakteve të tyre brenda burgut të Beratit për të shmangur një infektim në masë.

Për shkak se kolegët e tyre u infektuan, punonjësit e zyrës së Informacionit janë karantinuar dhe i janë nënshtruar tamponit, ndërkohë që do të testohet edhe i gjithë stafi i burgut. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu mëngjesin e sotëm u bë edhe dezinfektimi i ambienteve të brendshme të burgut për të zhdukur çdo shenjë të virusit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment