Politike

FOTOT/ Rama: Takova bossin e Pfizer, ambicia jonë të nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021, por është e vështirë!

Rama shprehet se prodhimi i vaksinës për shkak të këkesave të larta nga e gjithë bota është shumë i ulët sakaq shton se ambicia sipas kreut të qeverisë është që vendi ynë të mos mbetet mbrapa.
Featured image of article: FOTOT/ Rama: Takova bossin e Pfizer, ambicia jonë të nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021, por është e vështirë! Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me Albert Burla, drejtorin e kompanisë e Pfeizer, në Nju Jork, dy ditë pasi mbërriti në SHBA për të siguruar vaksinën anti-covid për shqiptarët. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se sigurimi i vaksinës është një sfidë e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke qenë se është një vend me të ardhurat të ulëta dhe mbetet në disavantazh. Pavarësisht kësaj, krah fotos me Burlan, Rama shton se ambicia është që vendi ynë të mos mbetet mbrapa dhe që brenda dy muajve të parë të vitit 2021 të nisë vaksinimi.

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse. Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca. Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”- shkruan Rama.

Kryeministri Rama u nis dy ditë më parë drejt SHBA-ve teksa me anë të një statusi në rrjetet sociale, lajmëroi me bindje se nuk do të linte gurë pa lëvizur për të siguruar vaksinën anti-covid për shqiptarët. Ky është takimi i parë që shohim të raportuar nga kryeministri Rama në lidhje me këtë çështje, pasi në fotot dhe videot e tjera të publikuara nga Dosja.al kreu i qeverisë është parë duke bërë blerje në qendrat tregtare.

(a.k.dosja.al)

Një Koment në “FOTOT/ Rama: Takova bossin e Pfizer, ambicia jonë të nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021, por është e vështirë!

  1. Takofsh coronen dhe pastaj sateme

Shto Koment