Politike

“Me rëndësi që procesi të jetë i lirë”/ E mban datën “sekret”, Basha citon Nënë Terezën: E djeshma ka shkuar…

VIDEO
Kryedemokrati Lulzim Basha tha se me rëndësi ishte që procesi zgjedhor të ishte i lirë dhe i ndërshëm, duke mos e thënë publikisht datën që demokratët kanë zgjedhur. 

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat pas takimit me presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Basha tha se me rëndësi ishte që procesi zgjedhor të ishte i lirë dhe i ndërshëm, duke mos e thënë publikisht datën që demokratët kanë zgjedhur. 

“Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet.  Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë.  Biznesi ka nevojë urgjente për mbështetje.  Mjekët, infermierët kanë nevojë për rritje pagash, për kushte dinjitoze për t’u përballur me kolapsin e sistemit shëndetësor i cili është bërë edhe më i dukshëm prej pandemisë. Fermerët kanë nevojë për subvencione, kanë nevojë për treg shitje.  Të rinjtë kanë nevojë për mundësi për arsimim dhe punësim që të qëndrojnë, dhe të jetojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu në Shqipëri. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale, jo elektorale të pensioneve. Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër.  Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.  Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka edhe ditën e Shenjtërimit, “E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur akoma. Prandaj le të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen dhe për të nesërmen, duke filluar sot të punojmë për ndryshimin.”,“-tha Basha.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Nuk dihet nëse edhe Basha mbështet propozimin. 


(k.m/dosja.al)

Shto Koment