Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Arbër Çekajn, shkak mungesa e avokatëve. Gjobiten me 5 mijë lekë të reja

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës së sotme ka qënë mungesa e avokatëve të Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt.
Featured image of article: Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Arbër Çekajn, shkak mungesa e avokatëve. Gjobiten me 5 mijë lekë të reja Arbër Çekaj, pronari i Arbi Garden

TIRANË- Shtyhet seanca e parë në Apelin e Gjykatës së Posaçme e njohur ndryshe si GJKKO për dosjen e 613 kg kokainë brenda konteinerit me banane. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës së sotme ka qënë mungesa e avokatëve të Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt.

Si dënim për pengesën që i kanë ngritur procesit gjyqësor, Apeli gjobiti me nga 5 mijë lekë të reja tre avokatët Maks Haxhia, Faslli Ceka dhe Dritan Jahaj. Ndërsa i vetmi që u paraqit në seancë ishte avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga. Ndërkohë nuk është bërë me dije data se për ku është shtyrë seanca e radhës gjyqësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku akuzohen për trafikimin e 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia e fshehur mes bananeve dhe u dënuan nga shkalla e Parë me 33.6 vite burg në total.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment