Aktualitet

Shtyhet DOSJA Llalla! GJKKO vendos në nëntor për fatin e ish-kryeprokurorit, shkak kërkesa e avokatit

Shkak për shtyrjen e vendimit është bërë kërkesa e avokatit, i cili ka pretenduar se ka nevojë për dis a hetime shtesë.
Featured image of article: Shtyhet DOSJA Llalla! GJKKO vendos në nëntor për fatin e ish-kryeprokurorit, shkak kërkesa e avokatit Adriatik Llalla

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur shtyrjen për në nëntor të gjykimit të dosjes së ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Shkak për shtyrjen e vendimit është bërë kërkesa e avokatit, i cili ka pretenduar se ka nevojë për dis a hetime shtesë.

Mbi Llalën rëndon akuza e fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për banesën që ai ka në afërsi të Qytetit Studenti, të cilën e ka legalizuar në kundërshti me ligjin dhe nuk e ka deklaruar, për këtë arsye ai do të vihet para ligjit.

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment