Aktualitet

Shqipëria kërkon mjekë nga Kina për të përballuar koronavirusin, zv.ministrja: I dërguam kërkesë zyrtare

Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri për ndihmë me mjekë.
Featured image of article: Shqipëria kërkon mjekë nga Kina për të përballuar koronavirusin, zv.ministrja: I dërguam kërkesë zyrtare Mira Rakacolli

TIRANË– Zv.ministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për shtyp, tha se Shqipëria i kishte kërkuar ndihmë Kinës për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. 

Rakacolli tha se Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri për ndihmë me mjekë.

“Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadës në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë“, tha Rakacolli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera në deklaratë, Rakacolli përditësoi edhe shifrat e të prekurve nga pandemia covid-19 në vendin tonë. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça.

Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment