Aktualitet

Deti me dallgë për pak sa s’i mori jetën, shpëtohet mrekullisht turisti në Spille

50-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ishte futur të lahej në detin me dallgë, duke rrezikuar të mbytej.
Featured image of article: Deti me dallgë për pak sa s’i mori jetën, shpëtohet mrekullisht turisti në Spille Foto ilustruese

KAVAJË- Një 50-vjeçar është shpëtuar mrekullisht nga mbytja sot në plazhin e Spillesë.

50-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ishte futur të lahej në detin me dallgë, duke rrezikuar të mbytej. Falë vrojtuesve në plazhin e Spillesë, turisti është shpëtuar mrekullisht në kohë.

Ndërsa, është shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment