Politike

Cakaj me ‘fshesë’ në ministri, shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë

inistri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka shkarkuar dhe ka transferuar nga detyra gjithsej 50 diplomatë.

TIRANË– Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka larguar dhe ka transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

Gjatë një deklarate për mediat, Cakaj tha se vendimi ndaj diplomatëve do të hynte në fuqi menjëherë duke treguar edhe arsyet se përse janë liruar nga detyra. 

“Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta, pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave”, tha Cakaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund të konferencës, Cakaj nuk nguroi që të ndante falenderimet e tij për diplomatët e  dedikuar ndaj punës në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të Shqipërisë.

Kjo nuk është e para lëvizje e Cakajt, pasi në mars të këtij viti me tone të ashpra Cakaj shkarkoi nga detyra 20 diplomatë. Sipas Cakajt, të shkarkuarit nuk kishin kredibilitetin e duhur.  (Lexo këtu)

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment