Aktualitet

Shiti bileta udhëtimi false, arrestohet 32-vjeçarja në Durrës

E reja me iniciale E.B, mashtroi duke shitur bileta false të një agjensie turistike.
Featured image of article: Shiti bileta udhëtimi false, arrestohet 32-vjeçarja në Durrës Foto ilustruese

DURRËS– Një 32-vjeçare është arrestuar nga policia këtë mëngjes, pasi akuzohet se shiste bileta të falsifikuara. E reja me iniciale E.B, mashtroi duke shitur bileta false të një agjensie turistike. Pre e mashtrimit të resë ranë 2 persona.

Njoftimi i policisë: 

Kapet dhe ndalohet   një shtetase e shpallur  në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6  në Durrës  bënë të mundur ndalimin e shtetases   E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës,  e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.

Materialet  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment