Aktualitet

Me thika e sende të forta, detaje nga sherri që nisi në Levan, dalin emrat e të plagosurve, policia prangos 5 persona (VD)

Konflikti kishte nisur midis dy familjeve, Zhupa dhe Braçe, në Levan të Fierit, ku janë plagosur 5 persona.Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. policia ka vº në pranga 5 persona dhe ka identifikuar autorin qe që qëlloi brenda në spital.

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes dy familjeve mbrëmjen e djeshme në Fier, ku mbetën të plagosur 5 persona.

Burime bëjnë me dije se konflikti kishte nisur midis dy familjeve, Zhupa dhe Braçe, në Levan të Fierit, ku janë plagosur me sende të forta dy shtetas Gentian Zhupa dhe Aldo Zhupa, ndërsa shtetasit Klajdi Lamaj dhe Erild Muçaj janë lenduar me mjet prerës dhe ndodhen në spital.

Autori i ngjarjes i rrëmbeu armën një punonjësi policie dhe qëlloi, duke plagosur Aleksandër Zhapën.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve, E.Braçe, i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhupa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy mjekët e spitalit Rajonal të Fierit kanë deklaruar se të pesë personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë sqaruar se dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit, pasi kanë pas plagë në trup, ndërsa dy të tjerë kanë qenë të rrahur.

Ndërsa policia ka vënë në pranga 5 persona, si dhe ka identifikuar autorin që qëlloi në spital, Daniel Braçe.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

  • 11:23

    Sherri në Fier, flasin mjekët për gjendjen e të plagosurve, ç’ndodhi në spital?

    FIER- Nëndrejtori i spitalit rajonal të Fierit, Ramadan Cepele se bashku me mjekun Kliton Gjerazi kanë dalë në një deklaratë për mediet, ku kanë paraqitur situatën shëndetësore të të plagosurve në ngjarjen e djeshme në Fier, ku u plagosën 5 persona.

    5 persona, 2 në reanimacion dhe 3 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, kishte një plagë në bark. Pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, por nuk ishte e nevojshme për ndërhyrje kirurgjikale, se s’kishte hyrë në organet e trupi. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, një një shpatull dhe në kyç, pa qenë plumbi brenda. Dy të tjerët të rrahur, me trauma sipërfaqësore, nuk rezultojnë me hemoragji të brendshme”, thanë mjekët.

  • 11:01

    Konflikti në Levan, policia vë në pranga 5 persona në Fier, ja autori që qëlloi në spital

    Forcat e policisë në spitalin e Fierit

    Pas sherrit të mbrëmshëm në Fier mes dy familjeve, ku mbetën 5 persona të plagosur, policia ka arrestuar sot 5 persona, të cilët kanë lidhje me konfliktin që nisi në Levan.

    Policia sqaron se 21-vjeçari i dentifikuar si Daniel Braçe, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit të Fierit, teksa i ka marrë armën e shërbimit policit të patrullës dhe ka plagosur Aleksandër Zhupën.

    Sipas njoftimit të policisë janë vënë në pranga shtetasit me iniciale:

    – D.B, 21 vjeç; –

    G.B., 22 vjeç, të dy banues në Levan

    A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

    – E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

    – A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

    Njoftimi i policisë: 

    Fier

    Policia e Fierit vë në pranga 5 persona në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit

    Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

    Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    D.B, 21 vjeç;

    – G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

    – A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

    – E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

    – A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

    Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Një Koment në “Me thika e sende të forta, detaje nga sherri që nisi në Levan, dalin emrat e të plagosurve, policia prangos 5 persona (VD)

  1. Te na rnoj gramozi me banden e tij pa populli keshtu e do .votoni sa me shum gramoz rucin se mas atyre e keni rradhen ju

Shto Koment