Aktualitet

Ç’ndodhi tek Ura e Dajlanit? U dyshua për sherr të përgjakshëm mes sirianëve, zbardhet ngjarja: Një sirian u vetëplasgos me thikë, jashtë rrezikut në spital

Policia ka sjellë versionin zyrtar, në të cilin bëhet me dije se një i ri me iniciale A.A., nga Siria kishte dëmtuar veten me thikë.
Featured image of article: Ç’ndodhi tek Ura e Dajlanit? U dyshua për sherr të përgjakshëm mes sirianëve, zbardhet ngjarja: Një sirian u vetëplasgos me thikë, jashtë rrezikut në spital Foto ilustruese

DURRËS– Trazira në Durrës. Fillimisht u raportua për një sherr me thika mes një grupi sirianësh pranë urës së Dajlanit, ku i plagosur në qafë kishte mbetur një prej tyre. Por Policia ka sjellë versionin zyrtar, në të cilin bëhet me dije se një i ri me iniciale A.A., nga Siria kishte dëmtuar veten me thikë.

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ai është vetëplagosur pasi është ndodhur në kushte të vështira psikologjike, megjithatë Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment