Aktualitet

Kishte parkuar në mes të Bulevardit, “i forti” nga Elbsani nuk pranoi vërejtjen nga “Shqiponjat”, i kërcënon dhe arrestohet

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku 37-vjeçari me iniciale S. S., kishte parkuar keq mjetin e tij duke bllokuar qarkullimin.
Featured image of article: Kishte parkuar në mes të Bulevardit, “i forti” nga Elbsani nuk pranoi vërejtjen nga “Shqiponjat”, i kërcënon dhe arrestohet Foto ilustruese

ELBASAN– Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka bërë rezistencë dhe ka kërcënuar Policinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku 37-vjeçari me iniciale S. S., kishte parkuar keq mjetin e tij duke bllokuar qarkullimin. Pasi “Shqiponjat” kishin konstatuar shkeljen, i kërkuan të riut që të lironte rrugën por hasën në rezistencë.

Gjatë ndalimit nga Policia, 37-vjeçari kundërshtoi uniformat blu duke i kërcënuar, gjë që i kushtoi edhe lirinë.

kundërshtoi e kanosi punonjësit e forcave “Shqiponja”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:S.S., 37 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ky shtetas kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera dhe për shkak të deryrës ka kundërshtuar dhe kanos me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar këtë mjet por kanë hasur rezistenc nga drejtuesi i mjetit duke mos ju bindur urdhërit për ta lëvizur mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment