Politike

Sezoni i verës, Rama jep LAJMIN: Hapen plazhet! Ja hapat që duhen për marrjen në përdorim të hapësirës publike

Kryeministri Edi Rama ka bërë publikë hapat që duhen ndërmarrë për të gjitha shërbimet që do t'u ofrohen pushuesëve vendas dhe të huaj. 
Featured image of article: Sezoni i verës, Rama jep LAJMIN: Hapen plazhet! Ja hapat që duhen për marrjen në përdorim të hapësirës publike Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e plazheve në një kohë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Rama ka bërë publikë edhe hapat që duhen ndërmarrë për të gjitha shërbimet që do t’u ofrohen pushuesëve vendas dhe të huaj.

Kreu i qeverisë shkruan se të gjithë subjektet e interesuara mund të marrin në përdorim një hapësirë të caktuar plazhi, por bashmë me përgjegjësinë për të ofruar të gjithë kushtet.

Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni. Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike,”-shkruan Rama në postimin e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për shkak të pandemisë së koronavirusi, hapja e sezonit turistik ishte në dyshim. Por me uljen e rasteve të infektuara, vendet kanë vendosur që të hapin kufijtë në mënyrë që industria e turizmit të ‘rimëkëmbë’ ekonomitë e dëmtuara nga pandemia.

Përveç Shqipërisë, kufijtë për turistët e huaj i kanë hapur edhe vendet e tjera të Ballkanit, por këtë vit plazhi do të zhvillohet nën masa të reja sigurie, një ndër to edhe hapësira e çadrave larg njëra-tjetrës për të shmangur afërsinë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment