Aktualitet

Sërish trazira në burgun e Koridhalosit, shqiptari godet me shufër në kokë rojen e burgut

Sherr në burgun e Koridhalosit në Greqi. Një shqiptar ka sulmuar me shufër pas koke rojen e burgut.
Featured image of article: Sërish trazira në burgun e Koridhalosit, shqiptari godet me shufër në kokë rojen e burgut Burgu i Koridhalosit

GREQI– Një tjetër sherr ka ndodhur në brugun e Koridhalosit në Greqi. Mësohet se një i shqiptar ka sulmuar rojen e burgut me një shufër pas kokës.

Si pasojë e goditjes, roja i burgut përfundoi në spital jashtë rrezikur për jetën por me 8 qepje, ndërsa shqiptari rezultoi se ishte nën efektin e drogës.

Pas publikimit të ngjarjes nga mediat greke, në një deklaratë për shtyp kryetar i Federatës së Zyrtarëve të Shërbimit të Burgjeve, Spyros Karakitsos.

“Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse vetëm për humbjen e të burgosurve grekë dhe përkundër gjithë situatës së turpshme që insiston në politikën e shiritit. Turp!,“-thuhet në reagim.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët krijojnë probleme në burgun e Koridhalosit. Vetëm brenda këtij viti aty kanë ndodhur vrasje të shqiptarëve të dnuar dhe sherre mes klaneve. Në burgun e Koridhalosit ka mbetur i vrarë Bandiol Tusha dhe Albert Bako.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment