Aktualitet

Sërish tërmet në vend, kësaj here magnituda shënoi 3.7 Rihter me epiqendër Manzën

Edhe pse lëkundjet kanë qënë realitivisht të lehta, sërish kanë shkaktuar panik në njerëz për shkak të dëmeve që ka shkaktuar në disa prej qyteteve të Shqipërisë. 
Featured image of article: Sërish tërmet në vend, kësaj here magnituda shënoi 3.7 Rihter me epiqendër Manzën Foto ilustruese

VORË- Sërish tërmet në vend. Mësohet se kësaj here magnituda ka shënuar 3.7 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e ka pasur pranë Manzës. 

Edhe pse lëkundjet kanë qënë realitivisht të lehta, sërish kanë shkaktuar panik në njerëz për shkak të dëmeve që ka shkaktuar në disa prej qyteteve të Shqipërisë. 

Tërmeti

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/Dosja.al)

Shto Koment