Aktualitet

Sekuestrohen 21 kg kanabis në Krujë, një në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Krujës ka sekuestruar 21 kg kanabis gjatë kontrollit për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve.
Featured image of article: Sekuestrohen 21 kg kanabis në Krujë, një në pranga, një tjetër në kërkim Foto ilustruese

KRUJË- Policia e Krujës ka sekuestruar 21 kg kanabis gjatë kontrollit për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve.

Në  pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti  dhe sekuestroi  7.3  kilogramë kanabis. Ndërsa, u shpall në kërkim shtetasi me iniciale K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht  për shkak të moshës shtetasi  I.B, pasi në banesë ju gjet  rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë

Falë bashkëpunimit me qytetarët policia godet tre raste në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 21 kg kanabis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohet në flagrancë një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Policia e Krujës në vijim të kontrolleve për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, falë dhe  informacioneve  të marra nga qytetarët  se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka  organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti  dhe sekuestroi  7.3  kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht  për shkak të moshës shtetasi  I.B, pasi në banesë ju gjet  rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment