Politike

Seanca ndaj Spahisë, Gjykata e Apelit liron ish-deputetin e PD-së (VD)

Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër.

SHKODËR- Gjykata e Apelit ne Shkodër dha vendimin për ish-deputetin Bardh Spahia. Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm ndaj Spahisë, duke e liruar.  Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër. Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

Ndërsa, pala mbrojtëse përfaqësuar nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e prokurorisë, ndërsa prokurori i apelit Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa “arrest shtëpie”, por gjykata vendosi ta lirojë.

Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua në kryeqytet një ditë pas përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës. Arrestimi u bë live në emisionin “Open”.

(A.M. Dosja.al)

Një Koment në “Seanca ndaj Spahisë, Gjykata e Apelit liron ish-deputetin e PD-së (VD)

  1. Babai i tij kriminel,nuk vuri dore mbi trendafilin demokrat te vertete Arben Broci ,por bente sehir si vdiste ,nga arma tradhetare pas shpine serbe.Sepse mafiozet te vetequajtur Demokrate ashtu e kishin planin,me te sakrifikuar.
    Shkodranet ,i kisha konsideruar vellezer dhe burra,por pas kesaj fsherjes te se vertetes:
    ARBEN BROCIN E VRAVI SHKODRAN
    jane qurravece !

Shto Koment