Ekonomi

Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, 30 ditë kohë për të konkuruar, Balluku: Ofertat pranohen deri në 23 dhjetor, fituesi caktohet në janar

VIDEO
Ka qënë ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, ajo që ka dhënë lajmin, duke shtuar se brenda vitit do të përzgjidhet edhe konkurenti fitues, i cili do të realizojë edhe projektin. 
Featured image of article: Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, 30 ditë kohë për të konkuruar, Balluku: Ofertat pranohen deri në 23 dhjetor, fituesi caktohet në janar Belinda Balluku

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është rihapur gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, pas një pezullimi 9-mujor. Ka qënë ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, ajo që ka dhënë lajmin, duke shtuar se brenda vitit do të përzgjidhet edhe konkurenti fitues, i cili do të realizojë edhe projektin.

“Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë, e cila i ka dhënë një goditje shumë të rëndë sektorin aeroportual në botë dhe ka paralizuar botërisht investimet në këtë sektor. Shpresojmë që pjesa e mbetur e afateve të garës do të mundësojë afrimin e investitorëve potencialë dhe krijojë hapësirën për përzgjedhjen e një konkurenti fitues brenda vitit,”-shkruan Rama në postimin e tij.


Ndërsa ministrja Balluku në videon e saj ka shtuar se gara do të qëndrojë e hapur për 30 ditë deri në 23 dhjetor të këtij viti. Më pas, fituesi do të caktohet në mes të muajit Janar.

DEKLARATA E PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 19 dhjetor të 2019-ës hapëm garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Më pas ngjarjes rrodhën ashtu siç ne nuk do deshëm, pandemia, mbyllja jo vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë botës dhe për më tepër aviacioni civil, fusha më e goditur nga kjo pandemi, na bën që të merrnim një vendim në ato momente të duhurin, bllokuam këtë proces, e ngrimë, për ta rihapur në një moment të dytë atëherë kur investitorët ndërkombëtar do të kishin interes për t’u futur në garë. Ndoshta, për një moment të dytë, kur edhe institucionet financiare do kishin mundësi që të mbështesnin këtë projekt kaq të rëndësishëm dhe ambicioz, jo vetëm për Shqipërinë, padyshim, por për të gjithë rajonin, një shkallë më lartë në aviacionin civil. Tashmë ka ardhur koha që të rihapet kjo garë. Pas kërkesave të shumta që kemi pasur nga investitorët kemi vendosur që duke filluar nga 23 nëntori të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të qëndrojë hapur edhe për 30 ditë, deri në 23 dhjetor të këtij viti. Më pas, ne do të marrim kohën e duhur, atë të vendosur në ligj prej 2 javësh, për të vlerësuar ofertat që do të kenë arritur deri në datën 23 dhjetor. Në mes të muajit Janar, ne, stafet tona dhe ekspertët, sigurisht dhe konsulentët që na kanë mbështetur në të gjithë këtë proces, do kenë mundësi që të nxjerrin një fitues. Shpresojmë një konsorsum ndërkombëtar i cili të jetë i denjë për ndërtimin e aeroportit të shqiptarëve. Unë shpresoj që ky lajm të jetë i mirë jo vetëm për qytetarët e Vlorës. Ky lajm është i mirë dhe i rëndësishëm për qytetarët e të gjithë Shqipërisë dhe për shqiptarët kudo që ndodhen në botë.

Aeroporti i Vlorës parashikohet që të ketë një periudhë koncesioni prej 35 vitesh ndërkohë që gara është hapur me një vlerë 86.6 milionë euro. Nëse ndërtimi nis në vitin 2020 siç është deklaruar, vetëm në vitin 2024 do të mund të nisin fluturimet. Në dokumente saktësohet se do të duhen të paktën tre vite për të përfunduar punimet dhe një vit për të kryer kolaudimin e tij dhe për të marrë certifikatat e nevojshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment