Politike

REPLIKAT ME MALIQIN, ministri Lleshaj i bën ftesën nga foltorja: Futju Vettingut, Uroj që historitë e Rrëshenit të mos bëhen publike se…

VIDEO
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka kërkuar që në interpelancë të paraqesin shifra.
Featured image of article: REPLIKAT ME MALIQIN, ministri Lleshaj i bën ftesën nga foltorja: Futju Vettingut, Uroj që historitë e Rrëshenit të mos bëhen publike se… Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sfiduar deputetin Lefter Maliqi që t’i nënshtrohet Vettingut për të sqaruar dhe arsyet se përse dy herë është larguar nga Policia e Shtetit. Më tej në fjalën e tij, Lleshaj i ka kërkuar që në interpelancë të paraqesin shifra.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Sandër Lleshaj: Rrëshenin e njeh mirë. Ke shërbyer ca kohë atje, të palavdishme. Uroj që historitë e Rrëshenit të mos bëhen publike se do të frenojnë daljet në foltore nëse do dihen ashtu siç i di unë. Kanë qenë kohë pa lavdi. Meqënëse ra fjala tek Vettingu. Ju si ish-punonjës përfitoni një Vetting gratis. Se dhe do flasim personalisht. Iu rekomandoj ta bëni dhe t’i thoni shqiptarëve pse jeni larguar dy herë nga Policia e Shtetit. Shifrat në bëjnë të besueshëm. Se fantazi bën kushdo këtu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ruçi: Iu lutem zoti ministër, duhet të jemi rigoroz me kohën.

Sandër Lleshaj: I kemi të shkruara, fjalët i merr era dhe e shkruara mbetet. I kemi për të qënë të kapshëm publikisht.


LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

(k.m./dosja.al)

Shto Koment