Aktualitet

Iu rëndua gjendja, deputeti Adriatik Alimadhi u shtrua dje me urgjencë tek “Infektivi”/ Flasin mjekët: Ka sëmundje të tjera

Mjekët që po merren me trajtimin e tij kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen e deputetit, i cili në momentin kur konfirmoi lajmin se kishte rezultuar pozitiv, njoftoi se kishte përdorur vetëm paracetamol.
Featured image of article: Iu rëndua gjendja, deputeti Adriatik Alimadhi u shtrua dje me urgjencë tek “Infektivi”/ Flasin mjekët: Ka sëmundje të tjera Adriatik Alimadhi

TIRANË– Ditën e djeshme, deputeti i opozitës së re dhe njëkohësisht kreu i “Ballit Kombëtar”,Adriatik Alimadhi u shtrua me urgjencë në spitalin Infektiv. 

Mjekët që po merren me trajtimin e tij kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen e deputetit, i cili në momentin kur konfirmoi lajmin se kishte rezultuar pozitiv, njoftoi se kishte përdorur vetëm paracetamol.

Bluzat e bardha bënë me dije se deputeti po merr trajtim dhe se gjendja e tij nuk është e rënduar, por është stabël. Gjithashtu deputeti vuan edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, të cilat e ndërlikojnë edhe më shumë gjendjen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(K.M/DOSJA.AL)

Shto Koment